FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Niko Peleshi merr drejtimin e grupit të PS

Një ditë pas Kongresit, Niko Peleshi ka marrë zyrtarisht drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai ka marrë detyrën e re në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe 3 ministrat e rinj të propozuar prej tij, Pirro Vengu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj.

Në këtë takim që zgjati pak më shumë se 30 minuta, u vendos që seanca e posaçme parlamentare të shtyhet për të martën për shkak të pritjes së dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ministrave të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku për t’u miratuar kërkojnë një shumicë të thjeshtë votash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në këtë seancë do të votohet edhe emërimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe Bledi Çuçit si zëvendësues i saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?