Nikoliç fyen Ramën: Politikan i papërgjegjshëm
Deklarata e Presidencës Serbe:
“Me rastin e provokim Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Serbi, Departamenti i Marrëdhënieve me Media të Presidentit të Republikës theksoi se një sjellje e tillë pritej prej tij dhe kjo ishte arsyeja kryesore që Presidenti i Republikës, Tomislav Nikoliç, refuzoi të takohet me të.
Serbia është duke u përpjekur që Ballkani të bëhet një rajon i sigurt dhe i begatë në Evropë, por ndërsa ka politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama, është e qartë se kjo do të jetë një punë e vështirë, plot sfida.
Është e vështirë që Shqipëria të jetë në gjendje të bashkohet me familjen e shteteve moderne evropiane, për aq kohë sa nuk do të heqë dorë nga ëndrrat e tyre për një të quajtur “Shqipëria e Madhe”.”