Nikolla pret përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë në media, Ribeiro: Përmirësoni legjislacionin shqiptar
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë në Media, Teresa Ribeiro. Vetë Nikolla shprehet se liria e shtypit për Shqipërinë është një shtyllë të demokracisë.
”Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, në mënyrë të plotë e pa pengesa. Ne mbetemi gjithashtu të përkushtuar për të bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacion të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standartet ndërkombëtare”,-tha Nikolla.
Ribeiro e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë në media, vuri në dukje vullnetin e OSBE-së për të bashkëpunuar për pëmirësimin e legjislacionit shqiptar për median.
Për të duhen zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, standarteve të BE-së dhe OSBE-së, për të harmonizuar nevojën publike, legalitetin e proporcionalitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.