Nis debati për Reformën Zgjedhore – PD: Numërim elektronik, PS: Të votojnë emigrantët

Komisioni për Reformën Zgjedhore i drejtuar nga Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi ka nisur punën për ndryshimet që pritet të miratohen në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Taulant Balla ka deklaruar se kuadri ligjor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa shtoi se çështjet që ka adresuar PD janë më shumë politike sesa teknike.

Balla ka kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme në 2017 të marrin pjesë edhe emigrantët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Maksimalisht plani i punës duhet që të miratohet brenda 5 ditëve me qëllim të bëjnë punën e tyre ekspertët mbi rekomandimet e OSBE -ODHIR.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuadri zgjedhor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve. Brenda 20 dhjetorit duhet t’i kalojmë gjithë amendamentet.

Ju keni paraqitur një set çështjesh për t’u adresuar, janë më shumë politike sesa teknike”tha deputeti socialist.

Por Bylykbashi u kundërpërgjigj duke thënë se brenda vitit të bëjmë ndërhyrjet që duhen në Kod, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm mund të diskutohen çështje që nuk janë pengesë për procesin.

Por sipas tij, ajo kërkon zgjidhje ligjore sa më shpejt është votimi elektronik dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.

“Nuk ka dispozitë ligjore që ndryshimet duhet të bëhen jo më vonë se 6 muaj nga dita e zgjedhjeve.

Megjithatë është praktikë e mirë. Kjo na bën që brenda vitit të kemi bërë të gjitha ato ndërhyrje që na duhen për Kodin.

Të ecim edhe përtej fundit të vitit për çështje që nuk janë pengesë për procesin zgjedhor.

Tani kërkon zgjidhje ligjore sa më shpejt votimi elektronik dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Duhet të shohim kornizën ligjore për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik dhe ta kalojmë sa më parë në Kuvend” tha deputeti i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?