Nis Kongresi i Partisë Socialiste. Disa të ulur mbi kashtë, dhe të tjerë në karrige komode
Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste në 5 panele të ndryshme, të cilat transmetohen në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook.
Secili prej paneleve drejtohet nga ministra dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PS-së.
Bujqësinë ka zgjedhur ta drejtojë Taulant Balla, ku shihen njerëz të ulur mbi kashtë.
Paneli për sigurinë, rajonin dhe Europën drejtohet nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.
Ndërkohë që panelin për rininë dhe inovacionin e drejton ministrja Belinda Balluku.