Nis mbledhja e Komisionit të reformës në drejtësi, e pranishme dhe opozita

Pas disa ditëve pushim, komisoni i posaçëm i Reformës në Drejtësi ka nisur punën sot për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së. Mbledhja e sotme do të ketë nënshqyrtim ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këtë mbledhje, është e pranishme dhe opozita, e cila ka vërejtjet e saja. Janë 10 çështje që Partia Demokratike kudërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?