Nis mbledhja e Kryesisë së PD-së për kandidatët e 6 marsit
Patia Demokratike sot do të shpall zyrtarisht edhe kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars për 6 bashki. Në selinë blu ka nisur edhe mbledhja e Kryesisë.
PD do të garojë në Bashkinë Shkodër me Xhemal Bushatin, i cili më parë ka mbajtur postin e kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër.
Për Bashkinë Lushnje baza ka propozuar Indrin Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD.
Për Bashkinë e Vorës, PD ka propozuar Ymer Markun.