Nis mbledhjen komisioni për reformën, mungon opozita

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar në lidhje me ligjet që shoqërojnë draftin për ndryshimet kushtetuese të reformës.

Opozita nuk është e pranishme në këtë mbledhje të komisionit, me argumentin se futja në kuvend e draftit të reformës është një akt i njëanshëm.

“Drafti në Kuvend, akt provokues e destabilizues”, pohuan burime nga opozita për ‘News24’. Në komision bëhet e ditur se të pranishëm janë dhe ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar 33 deputetë të maxhorancës miratuan draftin e reformës, që ajo të kalonte në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

7 janë ligjet që shoqërojnë reformën, të cilat kanë të bëjnë me Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese etj.

Ligjet në fjalë bëjnë funksionale paketën e dnryshimeve kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?