Nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, Gerta Meta: Do të shohim sa interes kanë

Çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit, nga 11 janari deri në 4 mars ka të drejtë të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mesnatën e kësaj të shtune, në orën 00:12 minuta të 11 janarit, një emigrant në Gjermani u bë i pari që aplikoi në KQZ për të votuar nga jashtë vendit. Gjatë 12 orëve të para të hapjes së regjistrimit, aplikuan mbi 700 persona, ku dominonin 80% burra dhe moshat kryesisht të reja. Vetëm 80 persona ishin mbi 56 vjeç.

Ekspertja për çështjet zgjedhore, Gerta Meta thotë se është një eksperiencë për herë të parë dhe natyrisht që pritshmëritë dhe pikëpyetjet janë shumë të mëdha, në lidhje me mënyrën sesi do të vijojë procesi.

”Le ta shikojmë pozitivisht. Sot është dita e parë zyrtare kur është shpallur edhe ligjërisht regjistrimi zyrtar i gjithë shtetasve të cilët do të shprehin vullnetin dhe dëshirën e tyre, bazuar në kërkesën e tyre, për t’u regjistruar në këtë platformë, e cila ka dhe garancitë e veta. Ajo që mbetet për t’u parë rrugës është sesa shqiptarë dhe sa maksimale do të jetë dëshira për t’u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve jashtë territorit të Shqipërisë dhe pasi të krijohet ky regjistër ne do të shikojmë pastaj se potencialisht sa do të votojnë ditën e zgjedhjeve, më 11 maj”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP