Nis sesioni i ri i Parlamentit. Ruçi: Objektiv kryesor integrimi

Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2020. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka shpalosur objektivat kryesore të Kuvendit ku e parë renditet hapja e negociatave.
“Objektivi do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit. Do të punohet për zbatimin e planit të veprimit të KE, do të miratohet plani strategjik 2020-2025. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit bazuar në praktikat më të mira evropiane. Do të rrisim transparencën.
Përfundimi i reformës zgjedhore pas konsensusit me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare për të arritur konkurrencë elektorale të ndershme dhe proces zgjedhor. Do të ndikojë në zgjedhjet e organeve të reja të drejtësisë. Jo një sistem grabitqar por një sistem i drejt, për zhvillim të vendit”,- tha Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?