Nis sot Samiti i Parisit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

Liderët e Ballkanit Perëndimor, bëhen bashkë sot në Paris ku fillon dhe ceremonia e nisjes së samitin ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm edhe krerë të lartë të shteteve si; Presidenti francez Fransua Holland, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit “Proces i Berlinit”, marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Millo Gjukanoviç. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?