Nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës i seancës në Kuvend
Ditën e sotme do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. Në orën 17:00 do të mbahet seanca, ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.
Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë
1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.
(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)
2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.
(Neni 44, pika 2, i Rregullores)
3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
(Neni 44, pika 3, i Rregullores)
– Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.
– Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

