Nis sot vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri, reagon sërish Rama

Kryeministri Edi Rama lajmëron se për pak orë nis fushata e vaksinimit ndaj COVID-19.

Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të nisë me mjekët dhe më pas me të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para nga Biontech/Phizer. Momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES 😊

dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh🌼 duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë😍

SHKARKO APP