Nis sot viti i ri shkollor, ministrja Kushi uron nxënësit me himnin kombëtar (VIDEO)
Ka nisur sot viti i ri shkollor për rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend.
70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.
Ministrja Kushi ka uruar në rrjetet sociale nxënësit që çelin sot vitin e ri shkollor.
“Me himnin e flamur, i kënduar sot nga të gjithë studentët në mbarë vendin, për të çelur vitin e ri shkollor dhe do të vazhdojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha tona shkolla, ju uroj suksese dhe një vit të mbarë”, shkruan Kushi.
KOHA JONË SONDAZH

