Nis takimi Nuland – Basha (FOTO)
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland ka nisur takimin me kryetarin e opzitës, Lulzim Basha, në hotel Rogner. Zonja Nuland shoqerohet nga ambasadori Lu, ndërsa Basha nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi dhe nga Aldo Bumçi. Në takim Basha pritet të ballafaqojë qëndrimet e PD me ato të ambasadorit Lu. Ambasada dhe vetë ambasadori kanë deklaruar dy herë zyrtarisht se PD nuk u tregua fleksibël në negociata dhe se vendet e rezervuara e politizojnë Vettingun. Ndërsa PD është përgjigjur duke thënë se ajo ka qenë fleksibël dhe ka publikuar disa e -maile me OPDAT e EURALIUS, që tregojnë se vendet e rezervuara ishin propozuar prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

