Nis votimi për referendumin kombëtar të thirrur nga Kuvendi i Sali Berishës
Ka nisur votimi për referendumin kombëtar i thirrur nga Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha më 11 dhjetor. Ky referendum organizohet për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Ndëkohë, Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Kuvend të PD sot në orën 11:00.
Referendumi nisi në orën 08:00 deri më 17:00, dhe mbështetësit e Berishës do të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit.
Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
Si do të votohet në qarqe
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e
Qarku Korcë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.
Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.
Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.
Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.
Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.