FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis zbardhja e Vettingut, Gjykata Kushtetuese rimblidhet të enjten

Placeholder Image

Ditët e fundit të 2016 Gjykata Kushtetuese po bëhet gati t’u dhurojë shqiptarëve vendimin e zbardhur të ligjit të Vettingut, një vendim ky që i hap dritën jeshile qysh në ditët e para të 2017 zbatimit të reformës në drejtësi.

Tetë gjyqtarët kushtetues janë thirrur për t’u takuar sërisht në mbledhjen me dyer të mbyllura të gjyqtarëve këtë të enjte në orën 10.00.

Qëllimi i mbledhjes  siç thanë burimet jo zyrtare të Top Channel është që të redaktojnë vendimin final të Vettingut për të cilin në 22 dhjetor u la në fuqi me 6 vota pro dhe dy kundër. Siç thonë burimet redaktim do të thotë interpretim i votës me shkrim  i çdo njërit prej anëtarëve, një procedurë kjo që mund të zgjasë maksimumi dy ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej  vendimi i zbardhur në të cilin anëtarët Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj e cilësojnë ligjin e Vettingut si Kushtetues, do zbritet në sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në këtë mbledhje duhet të argumentojnë mendimin kundër edhe dy anëtarët e tjerë Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj. Pas zbardhjes së verdiktit të Kushtetueses botimi në Fletore Zyrtare i hap rrugën skanimit pasuror e figurës dhe të aftësive profesionale të  gati 800 njerëzve të drejtësisë të cilët  janë gjyqtarë e prokurorë të të gjitha niveleve si edhe ndihmës ligjore.

Pas botimit në Fletore Zyrtare nis zbatimi i ligjit të Vettingut thënë ndryshe i ligjit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve e gjyqtarëve. Siç parashikon ligji procedurën e parë për zbatimin e tij e nis presidenti i cili do të deklarojë të hapur garën e kujtdo që synon të  kandidojë për tre komisionet e  Vettingut, proces i cili do të mbikqyret edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Sikurse thuhet në ligj, komisioni i pavarur i kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë institucionet e rivlerësimit që do të kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë, ndërkohë që të parët që do kontrollohen me procedurë të përshpejtuar do të jenë gjyqtarët kushtetues, prokurori i pergjithshëm dhe gjyqtarët e lartë.

/ TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?