Nishani dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në OSBE

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi të enjten lirimin nga detyra të Spiro Koçit, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë, rezident. Dekretimi i lirimit të ambasadorit Koçi vjen pas dorëheqjes së tij nga ky post.

Në shkurt 2015, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. i propozoi kryeministrit Rama një kandidaturë të re për ambasador në OSBE, e cila iu përcoll për dekretim Presidentit të Republikës, duke i kërkuar lirimin e ambasadorit Koçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Kreu i Shtetit refuzoi ta dekretojë kandidaturën e ministrit Bushati. Ky i fundit në muajin shtator përmes një shkrese i njoftoi ambasadorit Koçi përfundimin e mandatit diplomatik në misionin e OSBE-së, duke i kërkuar të kthehej në Atdhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?