Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot paketën e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar më 22 korrik në parlament.

Kujtojmë se në orët e para të ditës së premte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votë unanime (140) paketën e ndryshimeve kushtetuese, mbi të cilën do të reformohet sistemi i drejtësisë.

Reforma parashikon ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, me qëllim rritjen e profesionalizmit, të efikasitetit dhe parandalimit të korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?