Nishani: Diaspora shqiptare në SHBA të përfshihet në përgjegjësi konkrete në Shqipëri
Presidenti Bujar Nishani deklaroi të premten se “diaspora shqiptare në botë, e veçanërisht ajo në SHBA duhet përfshirë në përgjegjësi më të drejta dhe konkrete në Shqipëri”.
Presidenti Nishani përshëndeti aktivitetin e kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikano (ANNO), që u organizua në hotel “Rogner” në Tiranë.
Ai u shpreh se “kapacitetet intelektuale të gjeneratës së re që jetojnë dhe janë arsimuar në SHBA duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri”.
“Ne duhet të krijojmë kushte lehtësuese dhe një ambient më pozitiv që bizneset e diasporës shqiptare në SHBA të inkurajohen të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri”, tha më tej Nishani.
KOHA JONË SONDAZH

