Nishani i përgjigjet Tahirit: Ankimin për gjyqtarët do ia përcjell Nacos

Sipas informacioneve që përcjell Kabineti i Presidentit të Republikës, bëhet e ditur se Institucioni i Presidencës do shqyrtojë këto raste, duke bërë verifikimet e duhura, duke shtuar se animimin do ja përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.

Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.

Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për çështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre.”-citohet në deklaratën e Presidencës, drejtuar mediave.

Sipas Presidencës, në kuadër të reformës në drejtësi, do ti kërkojë Qeverisë një platformë, e më pas do të nisin konsultimet dhe me Komisionin e Venecias.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj. Të nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme”, theksohet në deklaratën e Presidencës. 

SHKARKO APP