Nishani: Kjo kombëtare nuk ndalet para asgjëje, bashkoi kombin

 

 

Pas kryeministrit kombëtaren shqiptare e ka pritur Presidenti Nishani, e cili e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”. “Ndihmë shumë i emocionuar dhe shumë krenar që sot pres ekipin kombëtar për t’i shprehur mirënjohjen dhe nderimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emocionet janë të forta, por që nga nata e mbrëmshme do të vijnë gjithmonë duke u ngritur, te cdo shqiptar që do të mbështesë ekipin në netët e nxehta të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrugëtimi ishte i gjatë me ulje ngritje, me triumfe të papërsëritshme. Që të gjitha të mbuluara nga entuziazmi i tifozëve kuqezi.

Sot ndihemi më të bashkuar se kurrë. Këtë nuk e them vetëm unë, por mbarë kombi shqiptar duke demonstruar shfaqje dhe shembull atdhedashurie në cdo skaj të vendit dhe trevave shqiptare, por edhe Amerika, Australia e Norvegjia. Kudo që rreh edhe një zemër e vetme kuqezi.

FSHF ka punuar me profesionalizëm për shumë vite me radhë pa hequr kurrë dorë për të grumbulluar talentet nga e gjitha bota, të cilët për shkak të rrethanave kanë lulëzuar në të gjithë kontinentin.

Kombëtarja paraqet fytyrën e vërtetë të kombit shqiptar, që me merita të plota po na përfaqëson me dinjitet të plotë, plot talent dhe shpirtë të pamposhtur, të cilët nuk dorëzohen kurrë para asnjë pengese, apo ndonjë ksenofobie, brenda apo jashtë fushe” u shpreh ndër të tjera Nishani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?