Nishani: Konfliktet zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut

Një deklaratë të tillë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka bërë gjatë Samitit të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po mbahet në Stamboll me praninë e përfaqësuesve të lartë të shteteve, qeverive dhe sipërmarrësve. 

Duke shtuar se siguria e një vendi nuk mund të quhet e garantuar pa sigurinë në rajon dhe më gjerë. “Përballë sfidave dhe kërcënimeve globale nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç përpjekjeve dhe veprimeve të përbashkëta e të mirëkoordinuara, forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, atij transatlantik”, theksoi gjithashtu.

Për të konfirmuar më pas se në këtë drejtim, Shqipëria ka dhënë mbështetjen dhe kontributin e saj modest ndaj nismave dhe institucioneve me karakter rajonal, dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke bashkëpunuar me partnerët e saj në vijën e parë të frontit e të përpjekjeve për paqe dhe siguri në botë. Shembulli më i fundit sipas tij ishte bashkëpunimi me Kanadanë për furnizimin me armatime të peshmargëve kurdë, të cilët po luftojnë kundër ISIS-it në Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai ka dënuar ashpër ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, si një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe dhunim të sovranitetit territorial dhe integriteti të një vendi duke bërë thirrje për respektim të së drejtës ndërkombëtare. Teksa ka përmendur edhe gazsjellësin TAP, si një burim alternativë për sigurimin e gazit në Evropë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?