Nishani: Kumanova tregoi brishtësinë e rajonit

 

Krerët e shteteve të rajonit janë takuar sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore (SEECP).

Presidenti Bujar Nishani në hapje të samitit theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe fqinjësise së mirë, si shtyllë për garancinë e paqes dhe parakushte për integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij Presidenti u ndal edhe në ngjarjen e Kumanovës, duke thënë se kjo dëshmoi për brishtësinë e marrëdhënieve dhe të stabilitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot pas një viti kur kryesia e radhës së Shqipërisë po mbyll axhendën një vjeçare vlerësoj se falë bashkëpunimit të shkëlqyer me pjesëmarrësit dhe partnerët europinë është bërë i mundur avancimi i objektivave për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i rajonit. Përcjell ngushëlimet për Kumanovën dënoj dhunën atje. Kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej, duhet hetim i shpejtë, i plotë e i beueshëm për ngjarjen, bëj thirrje për frenimin për ta shndërruar këtë episod në burim konflikti të paqenë ndëretnik dhe përqendrimin e energjive për zgjidhjen e cështjeve mes palëve me dialog”­ tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?