Nishani:Dosja me oficerë policie të inkriminuar fle në zyrën e Tahirit

Në emisionin  “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit i ftuar është Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Ka 25 vite që ish-selia e Kuvendit Popullor, të Republikës Popullore Socialiste është kthyer në selinë e Presidentit. Përpara 25 vjetesh, Enver Hoxha kishte mbyllur aty Haxhi Lleshin. Sistemi i ri, polli Presidentët e rinj. Nga Sali Berisha te Bujar Nishani.

Ylli Rakipi: Në vitin 1958, arkitektët e fashizmit ndërtuan Presidencën e sotme. Ata e ndërtuan për të qenë ambasada e aleatëve tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik. Më pas Enver Hoxha, futi aty, e ngujoi aty, e ktheu në selinë e Haxhi Lleshit. Me ndryshimin e sistemeve, ajo u kthye në selinë e Presidentit të Republikës. Deri në vitin 1998, President i Republikës ishte njeriu, që erdhi me forcën e re politikes, Sali Berisha. Ai me 12 ligje e drejtoi Shqipërinë me një dorë të fortë, me vështirësi të kohës, me kalimin e vështirë, po me problematikat e zakonshme. Shqipëria ishte në një tranzicion të plotë. Më pas vijuan presidentët e tjerë të Republikës. Zoti Nishani është Presidenti i fundit, që nga periudha e pluralizmit. Kemi një kohë interesante. Ka një përpjekje të politikës, të ekzekutivit, pas Berishës, për ta reduktuar këtë zyrë. Për ta mbyllur këtë zyrë. Për ta bërë të vogël, për të zvogëluar. Ne e kemi të vështirë të pranojmë pushtetet. Unë do të flas gjerë me presidentin.

Intervista:

Nishani: Thirrja për pjisje me armë, nuk është propozim i duhur

Rakipi: Zoti President. Ka pasur intensitet politik, për shkak të parlamentit. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të vetëarmatosen, çfarë mendim keni?

Nishani: Normalisht si takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë.

Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur.

Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte poizitve që qytetarët të pajiseshin me armë.

Ligji për Pronat, Nishani: Nuk është rrëzuar Presidenti

Rakipi: Sot Gjykata Kushtetuese vendosi për pezullimin  zbatimit të ligjit

Nishani: S’është rrëzuar presidenti Nishani, ka një vendim për kërkesën paraprake. Ka qenë një kërkesë praprake, ligji të pezullohej, të mos ishte në fuqi. Kjo ka qenë në masën e sigurisë. Ligji do të vazhdojë deri sa të kemi një gjykim.

Është hera e parë që ndodh në një praktikë të GJykatës Kushtetuese, që ligji krijon pasoja, që nëse ligji është antikushteutes, të gjitha pasojat do të mbeten në fuqi dhe nuk mund të rrëzohen. Ligji s’ka fuqi prapavepruese. S’ka qenë vetëm Presidenti i Republikës, kanë qenë disa aktorë, Presidenti, disa parti politike parlamentare, disa shoqata interesi ka qenë edhe Avokati i Popullit.

Është një nga rastet e veçanta që Avokati i Popullit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që më ka shqetësuar, është dhe fakti ajo që pretendohet nga ana e qeverisë shqiptare mbrohet interesi publik, është jo korrekte. Edhe pas miratimit të ligjit, është vërtetuar që ky ligj do të vazhdojë ta dëmtojë interesin publik. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut se ka pranuar këtë ligj. Do të vijojë të marrë vendime që e dëmtojnë interesin publik.

Do të krijoj një shembull, që tregon hipokrizi të thellë.

Kur Papa Françesku u shfaqën klerikut, në shenjë  dhimbjeje dhe angazhim që e drejta e këtyre njerëzve. Njëri prej tyre ishte Frano Gjinaj, një nga kelerikët që u pushkatua. Qeveria pretendoi se duke e vënë foton ishte si një reflektim ndaj vuajtjeve. Sot që flasin, i kanë uzurpuar, i shfrytëzojnë dhe si lejojnë të gëzojnë pronën e tyre, familjarëve të këtij kleriku. Shiko se çfarë realitetesh jetojmë dhe çfarë hipokrizie të madhe është. Është një pronë në qendër të Tiranës. Është prona e ish-aneksit të Tiranës dhe shfrytëzohet nga bashkia. Është një kontrast të jashtëzakoshëm të shfaqejs.

Çështja e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronës, ka dimensionin e shqetësimit evropian, me pasoja afatgjata. Ky ligj se zgjidh të drejtën e pronarëve. Se parandalon dëmin, e thellon padrejtësinë, por edhe dëmin ndaj qytetarëve.

Rakipi: Zoti President, pak ditë më parë ju vizituat parkun e liqenit dhe dolët në mbrojtje të protestuesve, duke bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë parkun. Nga kush duhet qytetarët ta mbrojnë parkun? Kush po e sulmon atë dhe përse?

Nishani: Është çështje që do të trajtohet gjatë jo vetëm në Shqipëri. Unë dua të solidarizohem ne ndjeshmërinë e të gjithë atyre që kanë kërkuar të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo sështë kapriço e atyre individëve, por është detyrim i shtetit të zbatojë ligjin. Detyrimin e Republikës ndaj konventës së Ahosit, që parashikon tre kolona: së pari , të drejtën për të pasur akses në mjedis, në vendimmarrjen për mjedisin, e drejta e qytetarëve në drejtësi për mjedisin. Dy kolonat janë injoruar, qytetarët skanë pasur akses në vendimarrjen, kanë pasur akses vetëm në sistemin e drejtësisë.

Së pari i prita në zyrë dhe konstatova se zëri i tyre ishte mbërthyer në terr, askush spo dëgjonte të trajtonte problemin  tyre, duke nisur nga bashkia, nga qeveria dhe nga institucionet e tjera. Këta djem dhe vajza, që janë me mentalitet perëndimore, me sensibitet qeveritar, trokitën në derën e presidentit dhe kërkuan që nëpërmjet meje të sensibizohen mbarë opinioni, të ndodhesh përpara një breshëri fyerjesh.

Rakipi: Çfarë patë ju atje?

Nishani: Ishte një vandalizëm, ishte beton i paimagjinuar, hedhur nëntokë dhe mbitokë, disa qindra linear hekur të instaluar në parkun natyror të Tiranës, kishte një dëmtim të ambientit, të pemëve të gjithë gjelbërimit. Në situatën ku jetojmë, për fatin e keq gjatë dy dekadave, kemi një shkatërrim të Tiranës. Ishte i vetmi vend ndryshe, i cili për fat të keq një pjesë, u tkhye në një vend ku çohet beton.

Atja kanë shkuar mbi 70 betoniere, kemi thënë zhavorr dhe fidanë…

Jo vetëm që është derdhur, por është hedhur sikur do ndërtohen godina disa kate. Si mund të justifikohet me këndin e e lojërave. Jam i bindur që fëmijët, që krahas këndit të lojërave, të kenë edhe park natyror.

Eksperienca e botës, në distanca fare të shkurta, kemi parqe që fëmijët dhe luajnë. Sikur diçka tjetër do ndodhë aty?

Qytetarët më kanë adresuar shqetësime të ndryshme. Unë kam gjykuar atë që kam parë. Kam përcjellë shqetësimin qytetar. Çdo njeri që ulet në postë publike, duhet që të përcjellin zërin e qytetarëve.

Rakipi: Komunikuat me bashkinë?

Nishani: Ka qenë mjaft i qartë komunikimi, për fat të keq ka pasur eksperiencë të mëparshme, përsëri për bunkerin te Ministria e Brendshme. I kërkova dokumentet bashkisë së Tiranës, dhe është injoruar totalisht.

Rakipi: Mos e keni kërkuar gabim. T’ia kërkonit Ramës, që ka bërë bunkerë në konkurse ndërkombëtare?

Nishani: Janë pjesë të një kulture të vjetër, të pazhvilluar, banale, mendoj se gjenerate e re, djemtë dhe vajzat, jam i bindur do të imponohen që Shqipëria, dhe etja institucionale, të zhvendoset pak nga pak, në një kulturë qytetare. S’bëhet brenda natës, do të ketë shantazhime, historia botërore e ka treguar që lëvijzet emancipuese se kanë pasur të lehë.

Rakipi: Duket se kjo mazhorancë ka ardhur me die të rilindjes… Kjo po mbetet, si një rilindje urbane. E keni quajtuar kryetarin e bashkisë, sjellje prej rrugaçi, pse?

Nishani: I qëndroj eksperienca se jetës dhe aktiviteti personal më ka mësuar shumë gjëra. Mendohem mirë para se të jap vendime kam kaluar sprova të vështira, i kam kaluar në mënyrë të suksesshme, të menaxhimit të punëve, jam shprehur në përgjigje të etiketimeve, që ishin të asaj etike, që përdoren rëndom nga njerëz që zihen dhe ofendohem në rrugë. Presidenti s’bëri gjë, priti dëgjoi dhe shprehu shqetësimin për të drejtën e një grupi të rinjsh.

Mosdekretimi i Visar Zhitit ambasador, Nishani: Fjalori i kryeministrit ishte i papranuar

Rakipi: Marrëdhenia juaj me Kryeministrin ka qenë përgjithësisht e tensionuar. Madje, ka arritur deri aty sa Kryeministri t’ju drejtohet me ton mjaft të lartë dhe ofendime (bëhet fjalë për kohën kur ju nuk dekretuat Visar Zhitin si ambasador në Vatikan). A mund të dimë me konkretisht çfarë ju ka thënë zoti Rama juve në atë telefonatë? Shumëkush thotë se ai ka qenë totalisht gojë-shthurur në atë bisedë. Ju jeni dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit, ky nuk është një sherr midis dy grave të fshatit… Çfarë është kjo konkretisht?

Nishani: Nga ana tjetër, smund të spekuloj, jo me kryeministrin, as mund të abuzoj, kam qenë e mbetem për qëndrim serioz. S’ka qenë fjalor gojështhurur, meqë e rikthyet, ka qenë e papranueshme, duke pasur parasysh që bisedohej me kërkesën e kryeministrit, me Presidentin, fjalori ishte i papranueshëm. Se kam dëgjuar që kryeministrat të përdorin, e të shkuarës së tyre. Ishte një fjalor i papranueshëm.

Bisedat mbeten biseda politike, kemi disa marzhe. Se ka cenuar funksionimin e presidentit, as personalitetin e dinjitetin tim. Ajo mbetet të peshës dhe rëndesës së vetë kryeministrit, në kontekstin moral dhe njerëzor.

Rakipi: Pse mendoni se ka mbërritur marrëdhënie në këtë  shkallë?

Nishani: Unë e kam shprehur në fillim, ishte hera e parë që në Shqipëri ndoshte që një president vinte nga qëndra e djathtë dhe një kryeministër nga qendra e majtë. Ishte hera e parë. Dhe mendova që ishte rasti i mirë që Shqipëria të shfaqte një mënyrë tjetër të bashkëjetesës politike dhe institucionale, duke i lënë jashtë dyert të institucioneve, origjinën politike, por që të vepronim në raportet kushtetuese, njerëzore dhe civile. Juve në materialin që kishit përgatitur, kishit saktësuar disa nga momentet, spo i hyj këtyre deklaratave, qëndrimesh, fakti ka qenë tendenca për të pasur një pushtet të vetëm, të padiskuetueshëm të kryeministrit, për të komanduar çdo institucion të të gjitha pushteteve, por edhe kushtuese. S’u realizua me syrin e Presidentit, dhe su realizua, për shkak të personit që jam për sjelljen politike e njerëzore, unë kam menduar që interesi i vendit është më mirë . Për të apsur në kontroll politikën.

Nishani: Jam përgjuar, drejtësia ta zbardhë

Rakipi:  Ju keni deklaruar se është përgjuar jeta juaj private. Nga kush dhe përse?

Nishani:  Se cilët janë personat që kanë urdhëruar në radhë të parë, njerëzit e kanë realizuar nga pikëpamja operacionale, e pëgjimit, me aparatura të ndryshme, janë njerëz që kanë vepruar me iniciativën e tyre. Ka dy lloje grupime, secilët janë udhëruesit s’di ta them. Ajo duhet të zbardhet nga drejtësia.

SHKARKO APP