Nishani: Mbi Kushtetutën nuk vendos as Berishë, as Ramë, as Metë!

Pas presionit të bërë nga PS, se nëse Bujar Nishani nuk i firmos deri të martën dekretet e emërimit të dy ministrave do të shkarkohet, mësohet nga burime brenda presidencës se Presidenti ka mbledhur stafin dhe është konsultuar se cila është më e mira për vendin; nxitimi që ti firmos shpejt e shpejt apo të respektojë Kushtetutën dhe dinjitetin e Kryetarit të Shtetit. Ndaj ka vepruar që të marrë mendimin e Gjykatës Kushtetuese për të qenë më i saktë dhe më i drejtë në vendimin e Tij, ndonëse thonë në Presidencë se nuk guxon Kryeministri të marrë mundimin për të filluar procedurat e shkarkimit të Numrit Një të Shtetit, sepse Bujar Nishani ka në dorë një plan B me të cilin e çon në zgjedhje të parakohshme vendin.

Mbi Kushtetutën mësohet se Nishani ka thënë në takim nuk vë as Berishë, as Ramë, as Metën , as Bashën!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?