Nishani në OKB: Shqipëria mbështet përpjekjet për ndalimin e konflikteve

SHBA- Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi sot se Shqipëria mbetet e angazhuar në çështjet e integrimit dhe në stabilitetin rajonal.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku mbajti një fjalim, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbështet të gjitha përpjekjet për ndalimin e konflikteve.

“Vendi im mbetet besnik ndaj parimeve te OKB-së dhe kontribuon në mënyrë maksimale për paqen dhe sigurinë. Vendi im ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave për luftërat sot dhe mbështet të gjitha përpjekjet për ndalimin e konflikteve për të siguruar paqe e siguri. Janë fokusi ynë dhe kërkohet bashkëpunim i ngushtë dhe koordinim gjithashtu. Shqipëria është e angazhuar për të ndaluar krizat dhe kjo është fokusuar në stabilitetin rajonal, dhe zbatimit të marrëveshjeve. Shqipëria është një vend pilot në hartimin e indikatorëve globalë për paqe, drejtësi dhe institucione te forta”, deklaroi Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai foli edhe për Kosovën dhe raportet e saj me vendet e BE-së dhe më gjerë. Presidenti shprehu mbështetjen institucionale për aderimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ai vlerësoi se Kosova ka bërë hapa përpara në disa fusha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?