Nishani: Nuk arritëm të bindim njerëzit të dilnin në zgjedhje si Referendum
Ish-presidenti Nishani, sot kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha ndër të tjera sonte në Këshillin Kombëtar të PD se “Më 25 prill vetëm 46% e votuesve shqiptarë u sensibilizuan, u bindën e u angazhuan në pjesmarrjen e votimeve.
Historia e ndryshimeve të forta politike kudo ka treguar se kur populli është i motivuar thellësisht për ndryshimin, ai derdhet si dallgë në qëndrat e votimit për të bërë ndryshimin.
Ne vetë e premtuam këtë gjatë fushatës elektorale.
Por dështuam ta realizojmë dallgën popullore për ndryshim !
PD me formulën elektorale që u paraqit arriti të marrë më shumë vota se në 2017 por përsëri më pak se në 2013 kur humbëm, e lamë pushtetin dhe shumë njerëz morën përgjegjësitë personale politike ne këtë parti.
Pas 25 prillit maxhoranca socialiste mbajti përsëri 77 mandate sa kishte në 2017.
Pas 8 vitesh qeversje plot skandale, korrupsion e urrejtje popullore ndaj PS,
PD rezulton 9,5 pike % poshte PS.
Pra përsëri parti e dytë me diferencë të madhe.
Qartazi PS e shtoi thesin e saj elektoral me vota të blera, me përdorimin e pushtetit, parave, krimit etj etj, por ne nuk arritëm ta mbushim thesin tonë elektoral për të qënë fitues”- tha Nishani
KOHA JONË SONDAZH

