Nishani: Nuk bëhem pjesë e tentativës për të keqpërdorur diasporën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se nuk është informuar në lidhje me samitin e diasporës që të zhvilliohet në Tiranë. Në një intervistë për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, Nishani tha se nuk do të bëhet pjesë që të keqpërdoret diaspora për synime partiake dhe elektorale.
“Më duhet të them me shumë keqardhje se nuk kam asnjë informacion se çfarë është ky samit, kush e organizon, pse e organizon, çfarë temash do të trajtojë, çfarë platforme ka, si do të organizohet, etj”- tha kreu i shtetit.
Më tek Presidenti Nishani tha se është anormale që kreu i shtetit të mos ketë informacionin minimal për mënyrën se si do të organizohet, pse do të orgnizohet dhe kur do të organizohet një takim i tillë.
“Kështu që unë personalisht nuk e shoh se mund të bëhem pjesë e një tentative për të keqpërdorur diasporën, në kuptimin partizan dhe politik, aq më tepër që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri. Gati, gati, partitë po hyjnë në fushatën elektorale. Madje, një fushatë paraelektorale praktikisht ka filluar nëse i shikon të gjitha debatet që po bëhen. Por unë mbetem i vendosur për të inspiruar gjithnjë e më shumë angazhimin e diasporës për të përfituar nga kapacitetet e saj, por asnjëherë për të keqpërdorur emrin e diasporës për nevojat dhe synimet e politikës së ditës”- u shpreh Presidenti Nishani.
KOHA JONË SONDAZH

