Nishani “paqe” me qeverinë, dekreton ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti Bujar Nishani ka firmosur sot dekretin për ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat pritet që në datën 23 gusht të hyjnë në fuqi.

Kujtojmë se qeveria kishte propozuar ulje të ndjeshme të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve. Ajo  u kërkoi deputetëve ndërhyrje në Kodin Penal, për të zbutur dënimet, të cilat i ashpërsoi ndjeshëm vitin e shkuar. Këto ashpërsime nuk u mirëpritën, dhe u apeluan në Gjykatën Kushtetuese, e cila shfuqizoi ndryshimet e bëra nga Kuvendi me kërkesë të qeverisë. Tashmë, pas vendimit të Kushtetueses, qeveria dhe Kuvendi ishin të detyruara të ndërhynin në Kodin Penal dhe të ulin dënimet. Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka qenë plotësimi i vakuumit ligjor të krijuar në Kodin Penal, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 shkurt 2016. Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e paragrafëve të pestë dhe të gjashtë, të nenit 278, të Kodit Penal, shtuar në vitin 2013 dhe 2014 nga Kuvendi me propozim të qeverisë.

Si ndryshojnë dënimet për armëmbajtjet

Swiss Digital Desktop Reklama

Prodhimi, shitblerja, apo transporti i municioneve luftarake pa leje

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte 7-15 vjet                      Bëhet 5-10 vjet

Armëmbajtja pa leje në banesë

Ishte 1-5 vjet                       Bëhet 1-3 vjet

Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol

Ishte 5-8 vjet                      Bëhet 1-4 vjet

Mbajtja e armëve të ftohta dhe tregtimi i tyre

Ishte 3-8 vjet                     Bëhet 1-5 vjet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?