Nishani: Po reformës tërësore dhe gjithëpërfshirëse në gjyqësor

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani vuri në dukje se “Bashkimi Evropian e ka nisur herët ndihmën për Shqipërinë në fushën e gjyqësorit, e cila deri më sot e kalon shifrën e 150 milion eurove, që prej taksapaguesve evropianë u janë alokuar reformave për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri”.

“Vetëm nëpërmjet misionit pararendës, Euralius III, u dedikuan jo pak por 2.3 milion euro, të shpërndara në 3 vite; pa përmendur këtu numrin e shumtë të ekspertëve evropianë të  cilët i kanë dedikuar ndërtimit nga e para të sistemit gjyqësor shqiptar orë të panumërta pune dhe devotshmërie.

Po kështu jam besimplotë se misioni aktual Euralius IV do të ofrojë ekspertizën më të mirë të mundshme për reformën në gjyqësor, dhe do t’i shërbejë më së miri domosdoshmërisë sonë për forcimin e pavarësisë, transparencës, efikasitetit, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor, në përputhje me akinë dhe praktikat më të mira evropiane. Si President i Republikës dhe njëkohësisht si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jem në mbështetje të plotë të realizimit me sukses të objektivave të këtij Misioni, me besimin se duke punuar të gjithë së bashku, aktorë të brendshëm e partnerë, do të përparojmë me ritmin e duhur me kahje drejt standardeve evropiane”, tha gjithashtu Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai foli edhe për takimin e 6 tetorit, si një takim gjithëpërfshirës për të diskutuar konkretisht mbi reformën në drejtësi, një prioritet i padiskutueshëm për vendin e shoqërinë tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë aktorët vendas pjesëmarrës në këtë takim, të bashkëorganizuar me Ministrinë e Drejtësisë, prezantoheshim me një përgjegjësi të dyfishtë: si llogaridhënës përpara qytetarëve shqiptarë që presin që drejtësia të funksionojë, por edhe si zëra autoritarë të një vendi tashmë kandidat për në Bashkimin Evropian. Besoj se mesazhi politik gjatë konferencës doli qartë dhe fortë: Jo korrupsionit në gjyqësor; Jo kapjes së gjyqësorit; Po reformës tërësore dhe gjithëpërfshirëse në gjyqësor”, tha gjithashtu kreu i shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?