Nishani pret gazetarët: Jo kritika, por heshtja juaj do të ishte shqetësim për ne

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka pritur sot në takimin tradicional të urimit të Vitit të Ri, përfaqësuesit e medias në vend. Por, këtë takim, ai e ka nisur duke përkujtuar me nderim, gazetarët francezë të vrarë në sulmin terrorist të së mërkurrës dhe me një minutë heshtje.

“Ngjarje me tension, ngjarje dhe tragjike janë konsumuar vitin e kaluar në vend,- tha Nishani,- por falë jush ato i kanë mbërritur publikut në kohë reale. Pavarësisht se na kritikoni shpesh, ne njerëzit e politikës do të ishim të shqetësuar nga heshtja juaj, jo nga kritika se kritika është një mundësi më shumë për të parë veten në raport me Kushtetutën dhe nevojat e vendit.

SHKARKO APP