Nishani: Raunig, do mbetet një mik i mirë i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, në mbyllje të misionit diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Nishani vlerësoi eksperiencën e gjatë të Ambasadorit Raunig në Shqipëri, në cilësi të ndryshme diplomatike, si dhe e falënderoi atë për angazhimin personal, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë së fundi si Shef i Misionit të OSBE-së në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu se misioni i fundit diplomatik i Ambasadorit Raunig në Shqipëri përkoi me një fazë kyçe të procesit të integrimit evropian të vendit, për të cilën Misioni i OSBE-së në Shqipëri nën lidershipin e Ambasadorit Raunig ka dhënë një kontribut të qenësishëm e shumëdimensional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës i uroi Ambasadorit Raunig suksese në detyrën e tij të re në Vjenë, si dhe shprehu besimin se edhe pas misionit në Shqipëri, Raunig do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?