Nishani sot drejt jugut, inspekton zonat e përmbytura në Fier e Vlorë
Presidenti, Bujar Nishani, do të zbresë sot në terren për të parë nga afër situatën në zonat e përmbytura nga reshjet e shiut që kanë përfshirë ditët e fundit vendin, kryesisht jugun.
Përmes një njoftim i për mediat, zyra për shtyp e Presidencës bën me dije se Kreu i Shtetit do të inspektojë të enjten zonat e permbytura ne Qarkun Fierit dhe te Vlores.
Ja itinerari i vizitës:
Ora: 10.00 – Mberritja ne Fshatin Darëzezë, Komuna Dërmenas, Qarku Fier. Takim me banorët e përmbytur në qendër të fshatit.
Ora: 11.15 – Mbërritja në Fshatin Boçovë, Komuna Levan, Qarku Fier.
Ora: 11.45 – Mbërritja në Fshatin Çerven, Komuna Levan, Qarku i Fierit.
Qarku Vlore:
Ora: 12.45 – Mbërritja në Fshatin Fitore, Komuna Novoselë.
Ora: 13.30 – Mbërritja në Fshatin Bishanin, Komuna Novoselë.
Ora: 14.15 – Mbërritja në Qendrën e Stërvitjes “Bunavi” Inspektim i Qendrës së Emergjencës.