Nishani takon Princin e Uellsit: Mbretëria e Bashkuar, ndihmë Shqipërisë

Ata ndanë me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale, me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.

Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, i shprehën gjithashtu falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fund, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?