Nishani tek Ambasada Franceze: As ne nuk përjashtohemi nga agresioni
Kreu i shtetit Bujar Nishani, zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën Franceze në Tiranë për të shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve terroriste.
Teksa u prit nga ambasadori i Republikës së Francës, Bernard Fitoussi, Nishani i shprehu atij keqardhjen e thellë për sulmin terrorist që ka ndodhur para pak ditësh në Paris.
Më pas, i shoqëruar nga ambasadori Fitoussi, ai ka lënë edhe shënimet e tij në Librin e Ngushëllimeve, ku edhe njëherë shprehu ngushëllimet për popullin francez dhe për Republikën franceze për viktimat nga sulmet terroriste që u shkaktuan pak ditë më parë në kryeqytetin francez.
Teksa në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar nënvizoi kurajën dhe vendosmërinë e Francës për të përballuar këtë ngjarje të rëndë, por edhe qëndresën e popullit francez për të ruajtur paqen dhe lirinë.
KOHA JONË SONDAZH

