Nishani uron Jahjagën për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

“E nderuara Zonja Presidente,

Pranimi i Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, me statusin e vendit vëzhgues, më dha një gëzim shumë të madh dhe gjithashtu, kënaqësinë  e veçantë për t’ju përcjellë juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira për këtë ngjarje.

Pranimi në këtë organizatë është një hap tjetër shumë i rëndësishëm për njohjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës në arenën dhe organizatat ndërkombëtare. Është një mbështetje e aspiratave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, për të zënë vendin e merituar mes vendeve të tjera të lira.

Me besimin e plotë se shumë shpejt Republika e Kosovës do të jetë anëtare edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

SHKARKO APP