Nisin më herët festimet për Ditën e Verës në Elbasan, Bashkia organizon larmi aktivitetesh për 10 ditë radhazi

Nga lashtësia, Dita e Verës vjen dhe ulet këmbëkryq në Elbasan, në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Verës.

Këtë vit festimet nisin që të hënën e parë të marsit, për t’a finalizuar këtë festë në drekën e 14 Marsit.

Bashkia Elbasan, nën kujdesin e kryetarit Gledian Llatja e nisin kalendarin e festimeve më herët se çdo vit, duke u kujdesur të përfshijnë çdo traditë ashtu siç e meriton ky qytet i cili ka edhe ekskluzivitetin e kësaj feste e ruajtur “gjallë” prej shekujsh.
Janë parashikuar rreth 25 aktivitete të ndryshme nga Bashkia në 10 ditë rradhazi në pika të ndryshme historike, arti dhe natyrore të qytetit.

Për të shijuar këtë atmosferë shumëngjyrëshe, qyteti do të përfshihet nga një larmi festive me shumë aktivitete si, ekspozita, konkurse, panaire, poçeri, lights show, koncerte dhe shumë e shumë të tjera.

Duke qenë se që në lashtësi më së shumti këtë ditë e shijonin fëmijët, bashkia ka menduar që për gjashtë ditë rradhazi qyteti të gjallërohet vetëm nga ato.

Nga data 4 mars deri në datën 9 mars, fëmijët do të jenë proragonistët kryesorë në qytet, duke organizuar koncerte me këngë dhe valle, mbjellje lulesh tek “Parku Rinia” ato do të shpalosin ekspozita me punime, kërcime, të orjentuara nga mësueset e tyre të parashkollorit.
Të gjithë kopshtet e qytetit do të kenë ditët e tyre për të aktruar, vallëzuar, recituar dhe gatuar. “Diell dhe Dallandyshe”, do të jetë lejtmotivi i fëmijëve të kopshteve dhe përgatitoreve të qytetit.
Aktivtetet do tw vijojnw çdo ditw me Simpozium “Historiku i Ditës së Verës”, Kartolina e Qendrës Kulturore të Fëmijëve për Ditën e Verës 2024.

Koncert recital i këngëtarit të mirënjohur Shpat Deda, Teatri “Skampa”.
Ekspozitë e makinave klasike “RETRO”, tek Sheshi “Gensher”.
Koncert Festiv, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Luajmë dhe vallzojmë”
Këngë, valle, humor, animatorë.
2 ekspozita fotografike “Elbasani ndër vite” dhe “Elbasani sot e dje”
Kampionati i Basketbollit :Djem e Vajza “Kupa e Luleve”
Finalet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” ,Qendra kulturore e fëmijëve.

“Panairi i Zejeve” si demonstrim i traditave popullore, prodhimeve vendase dhe bio, punimet me dorë nga artizanët e të gjithë njesive administrative të Elbasanit.
Zhvillohet në qendër të qytetit.

”Dritës Tate Xhevahir”- 2, koncert me të ftuar këngëtaren e mirënjohur Elina Duni, e cila me stilin e saj të vecantë do risjellë këngët e vjetra Elbasanase dhe jo vetëm.
Me pjesëmarrjen e orkestres së harqeve të Elbasanit, në ambientet e Teatrit “Skampa”.

Panairi i shkollave “Art e Zeje”
“Sofra Elbasanase”, aktivitet i kthyer në traditë, me të ftuar të shumtë nga të gjithë trevat e Shqipërisë e jo vetëm. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e traditave më të mira elbasanase, kulinarisë vendase, mikpritjes, turizmit, muzikës popullore, veshjeve popullore etj.
Kampionati i Volejbollit : Djem e Vajza “Kupa e Luleve” .

“Defile”- Parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Ky aktivitet do të nisë rreth orës 16.00 nga sheshi përpara stadiumit, do parakalohet përgjatë gjithë bulevardit nën atmosferën e këngëve dhe valleve tradicionale. Më pas në orën 17.00 të gjitha trupat do ngjiten në skenën kryesore tek sheshi “Gensher” dhe do të performojnë programet e tyre artistikë.

Koncert i madh në sheshin “Gensher”, me këngetarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci, spektakël fishekzjarresh.

Nw 14 mars, si çdo vit, Parada e Ditës së Verës , 20 shkollat 9-vjecare të Bashkisë Elbasan
Fabula, karnavale, përformancë etj.

Panairi i Sportit, aktivitet demostrativ nga disiplinat e Klubit Shumësportësh

Ekspozitë me punime nga fëmijët me AK Vendi: Lulishtja përpara pallatit të sportit “Tomorr Sinani”

Panairi i bujqësisë si demonstrim i prodhimeve vendase dhe bio, fermerë nga njësitë administrative të Elbasanit.

“Festivali i bollokumes” , i sjellë për të dytin vit, si demonstrim i artit të bërjes së bollokumeve “live” nga amvisat elbasanase.

Aktivitet argëtues dhe kreativ me fëmijë (Poçeria)

Koncerti i madh në sheshin “Gensher” i përgatitur si pjesë e mozaikut të madh të aktiviteteve që do mbahen në këtë ditë.

“Dita e Verës” në Elbasan veç mikpritjes, e ka kaluar nga njëri brez tek tjetri këtë festë pagane domethënëse të ardhjes së pranverës.
Vitet kaluan dhe festa mbeti në Elbasan po aq e mirëpritur sa edhe atëherë kur pati shkelur për herë të parë.

 

  

 

 

 

SHKARKO APP