Nisin votimet në 6 bashkitë, përballja e parë zyrtare mes Bashës dhe Berishës

Prej orës 07:00 qendrat e votimit në 6 bashkitë e vendit janë hapur, në kuadër të zjedhjeve të pjesshme lokale. Në votime do të marrin pjesë 654,538 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për herë të parë Partia Demokratike paraqitet e ndarë në këto zgjedhje. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat një vjeçar.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi dhe dorëheqjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?