Nisja e vitit të ri shkollor, Ilir Meta: Sakrifica e jashtëzakonshme e prindërve do shpërblehet një ditë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL thekson se ‘sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet’.

“Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësueseve në misionin e tyre fisnik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?