Nisma e PS kundër Metës, avokati Vishaj: Maxhoranca s’ka të drejtë të marrë veprime politike pa u certifikuar zgjedhjet

Nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta është një ndër temat më të nxehta krahas zgjedhjeve të 25 prillit.

Avokati Saimir Vishaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se maxhoranca nuk ka të drejtë të marrë veprime politike pa u certifikuar zgjedhjet.

Ai theksoi se duhet fillimisht që KQZ të certifikojë zgjedhjet e më pas ata të veprojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për sa kohë maxhoranca nuk është e certifikuar nuk mund të marrë veprime politike. Nuk është kompetencë e parlamentit. Nëse do të flasim si jurist nuk na takon të lëmë emocionin para kushtetutës. Deri më sot komisionet hetimore kanë dështuar. Nëse sot do të vetëquhesh maxhorancë duhet të certifikohen zgjedhjet pastaj. Vetëm për ligje të jashtëzakonshme është maxhorancë. Nuk e kalon dot sepse ky presidenti ka dalë me propozim të 23 deputetë nga vota të përbashkëta të subjekteve politike. Ata që janë në parlament janë zgjedhur me listat sepse u ra fati. Jemi në pritje të një qetësie për të dëgjuar KQZ për certifikim të zgjedhjeve. Sot duhet të flitet a është shkelur kushtetuta”, tha avokati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?