Nisma ligjore e PS për Gjykatën Kushtetuese bie në kundërshtim me Kushtetutën

Në kohën kur debati mbi mungesën e Gjykatës Kushteuese në vend “gëlon” në çdo studio dhe hapësirë publike, deputetët e majtë gjejnë kohën që të depozitojnë në parlament një projektligj për të bërë ndryshime në Ligjin nr. 8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.

Pikërisht në nenin 1 të këtij projektligji propozohet ndryshimi i mëposhtëm:

Ne nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dyte me kete permbajtje: “Presidenti i Republikes organizon ceremonine e betimit jo me vone se 10 dite nga data e zgjedhjes, emerimit ose shpalljes te emeruar te anetarit te Gjykates Kushtetutese. Nese anetari i Gjykates Kushtetuese nuk thirret per te here betimin, pas perfundimit te ketij afati, ai kryen betimin ne forme te shkruar dhe ia dergon ate Presidentit te Republikes, organit te emerteses dhe Gjykates Kushtetuese. Data e organizimit te ceremonise se betimit ose data e dergimit te betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit te detyres se gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese dhe perfshihet ne dosjen e tij personale. Ne rast se gjyqtari nuk pranon te beje betimin, mandati i tij perfundon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ky parashikim i propozuar bie në kundërshtim të hapur edhe me një dispozitë të Kushtetutës, e cila rregullon pikërisht mënyrën e emërimit dhe nisjes së detyrës të antarëve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht ky nen thotë shprehimisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Po sipas nenit 8, pika 1 të Ligjit nr. Nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në kuptim të dispozitave më sipër, kusht për fillimin e detyrës është kryerja e betimit nga gjyqtari Kushtetues para Presidentit.

Që betimi të jetë i vlefshëm duhet të përmbushen njëherazi dy kushte: i) shprehja e qartë e vullnetit të gjyqtarit kushtetues që zotohet të përmbushë detyrat sipas formulës së betimit që jepet në kushtetutë ose ligj; ii) dhënia e betimit para organit që parashikon kushtetuta ose ligji. Qartazi kjo shihet se është një formë për të evituar edhe pengesën që mund t’u çelte Presidenti me mosemërimin e kanditaturave të propozuara nga parlamenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?