Një akt publik shumë i shëmtuar në Shkodër!
Një akt shumë i shëmtuar në mes të qytetit të Shkodrës. Ja se çfarë shkruan kryebashkiaku shkodran: “Akte të tilla do të marrin dënimin e merituar!
Një sjellje aspak normale që dëmton imazhin dhe investimet publike të qytetit tonë.
Falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës është bërë ndalimi, ndërkohë që të tilla sjellje do të marrin ndëshkimin e merituar!
Korsitë janë hapësira të dedikuara për biçikletat dhe jo për mjetet e tjera që rrezikojnë sigurinë e pedaluesve.”- përfundon Benet Beci.
Bashkia ka një vit që punon dhe investon, ndërkohë dalin të papërgjshëm të tillë që sfidojnë hapur rendin publik dhe qytetarinë shkodrane.