Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, kreu i Policisë së Shtetit takon Altin Dumanin

Një ditë pas arrestimit të zhurmshëm të ish-presidentit te Republikës, Ilir Meta ka ardhur një takim urgjent mes Altin Dumanit dhe Ilir Prodës.

Për këtë takim ka nxjerrë njoftim sbtypi policia e shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?