”Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë”, Rama: Taksat për biznesin e vogël nuk do të ndryshojnë deri në vitin 2029

Duke e cilësuar si një lajm të rremë që ka marrë dhenë, kryeministri Edi Rama sqaron se nuk do të ketë rritje të taksave për biznesin e vogël deri në vitin 2019. ”Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029”,-shkruan Rama në Twitter.

Postimi i plotë

Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?