Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Një makinë tjetër vëzhgoi nëse vrasja u krye sipas planit
Shumë versione po hetohen nga policia e shtetit dhe prokuroria e krimëve të rënda për antentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji dhe dy personave të tjerë që udhëtonin sëbashku në makinën e prokurorit.
Prokurori i Durrësit është sulmuar nga zv/kryeministri Braçe dhe kryeministri Rama, publikisht. Bile Edi Rama e ka cilësuar prokurorin si të lidhur me bandat kriminale e që punon për llogari të tyre. Por prokurori ka arrestuar drejtorin e Rilindjes në Hipotekën e Durrësit dhe mundet që gjithë kjo stuhi apo edhe atentati të jetë rrjedhojë e këtij arrestimi apo edhe disa hetime të tjera.
Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoja po drekonte në një restorant në zonën e Plazhit.
Pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës, Ndoja kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u larguar nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë.
Këtu fillon ndjekja si nëpër filma. Autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.
Por autorët nuk u mjaftuan më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tipit Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoja. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndryshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi” shkruan abc news.
Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak çaste pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eliminuar.
Grupi hetimor ka mbledhur prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.
E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës-Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngritur një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.
Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit janë nxjerrë edhe autoblindat.
Shumë persona janë shoqëruar, por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatit kriminal.
Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqendruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkafandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë, por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguara në laboratorin e policisë shkencore.
Atentati ndaj Arjan Ndojës po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antantat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima.
Ka disa të shoqëruar në policinë e Durrësit, por edhe shumë persona janë vendosur nën përgjime nga prokuroria. Dyshimet e organit të hetimit janë të ndryshme që nga goditja për shkak të detyrës, ashtu sikurse dhe për pazare të prishura.
Burime të “Koha Jone” tregojnë se po ndiqen dy grupe të rrezikshme kriminale që kanë qendrën në qytetin e Durrësit, të cilët mund të jenë porositësit e atentatit, që ishte planifikuar se do të vdisnin të tre personat në makinë që të mos kishte asnjë gjurmë pas atentatit. Por, për fat, të tre janë jashtë rrezikut për jetën siç njoftojnë nga spitali i Durrësit dhe ai traumës në Tiranë.
Po kështu ka informacione se prokurori Ndoji nuk ka treguar të gjitha sa di dhe ka mbetur si një “kasafortë” për organin e hetimit se nga cila anë apo grup ka ardhur atentati.
Atentat politik lidhur me grup kriminal apo atentat nga grupet, thjesht kriminale?!- kjo është pyetja.
Fakte të reja pasditen e kësaj të diele:
Pas atentatit të së premtes në Shkozet të Durrësit, ku mbetën tre të plagosur mes, tyre edhe prokurori Arian Ndoji, janë shoqëruar në polici rreth 20 persona për t’u marrë në pyetje.
Prokurori Anton Martini, Donika Prela dhe Besim Hadarmataj kanë urdhëruar shoqërimin e të gjithë personave që mund të ndihmojnë ose kanë dijeni në lidhje me atentatin që iu bë pasditen e së premtes prokurorit Arian Ndoji, që ishte i shoqëruar në makinë nga dy personat e tjerë, shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit.
Mes të shoqëruarve mësohet se ka qenë edhe Plaurent Dervishaj, ish-kunati i Lulzim Berishës dhe Julian Meçe, të cilët u plagosën në atentatin e organizuar ndaj tyre në qershor të këtij viti, thuajse në të njëjtën zonë, ku ndodhi ngjarja të premten. Mësohet se pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.
Gjithashtu, mësohet se celularët e dy të plagosurve në atentat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për t’u ekzaminuar, të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Një pikë tjetër mbi të cilën prokuroria po punon mbi këtë çështje është edhe përgjigja e ekspertizës së policisë shkencore mbi automjetin, i cili u gjend i braktisur rreth një orë pas ngjarjes, pranë varrezave të fshatit Shkafane, në drejtim të Ishmit. Brenda mjetit të braktisur policia gjeti dy armë kallashnikovë, maska dhe shishe benzine.
Ndërkaq, gjendje shëndetësore e prokurorit Ndoji, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit bashkë me të plagosurin me nofkën “Rrumi”, dhe i plagosuri tjetër në spitalin e Traumës, vijon të mbetet e njëjtë.