Një ministër që lufton krimin me forcën e shpirtit luftarak
Sandër LLeshi është njerin strikt, korrekt dhe i pa komprementuar. Ai lufton me policinë e shtetit krimin, bandat dhe mafien. Duke patur një staf drejtues profesionist si Ardi Veliun, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Lokën, etj, ministri ka shpallur luftë krimit dhe sot ai dha shembullin e penalizimit dhe arrestimit të bandave të krimit.
Personalisht ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka reaguar menjëherë për arrestimin e Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit jo vetëm në 2019, por edhe në 2017.
Ministri shprehet se vëllezërit Çala janë dy protagonistët kryesorë të grabitjes së 2019 dhe me kapjen e tyre laku ndaj bandës së Rinasit drejt mbylljes së plotë.
Ministri paralajmëron krimin se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë. Duke qenë se policia në këto ditë ndodhet në situatë tensioni e pune 24 orë në zbatim të vendimeve për rregull e qetësi e garanci ndaj luftës kundër koronavirusit, përsëri policia e shtetit arriti të kap supërbandën. Duhen lavdëruar!
STATUSI I SANDËR LLESHAJT
Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.
Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.
Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!
Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.
Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.