Një minutë heshtje, në komisionin e Jashtëm

 

Përpara fillimit të mbledhjes së ditës së sotme të komisionit parlamentar, ku mbajt një minutë heshtje për ngjarjet e ndodhura në Francë. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj Arta Dade shprehu solidaritetin për popullin francez, për aktet terroriste, ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve francez.

Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme dy marrëveshje të rëndësishme. Të pranishëm në komision ishin  specialistë në Drejtorinë të Borxhit Publik, specialist nga Sektori i Menaxhimit të Fondeve të Huaja në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në shqyrtim komisioni mori tri projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet RSH, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KFV Frankfurt Am Main, për shërbime të ekspertëve ndaj përfituesit, në kuadrin e studimeve të fizibilitetit, për programin “Infrastruktura Bashkiake III/IV”, të financuar nga fonde të veçanta, të siguruara nga Qeveria Gjermane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligji tjetër është “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet RSH, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KFV Frankfurt Am Main, për fuqizimin institucional, për programin “Infrastruktura Bashkiake III/IV”, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet Berat – Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë”, si dhe  ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin policor". 

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarët e komisionit ka asnjë kundërshtimin i kanë kaluar projektligjet për seancë e së enjtes në kuvend, ku pritet miratimi i tyre dhe kthimi në ligje të zbatueshme.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?