”Një nga pasqyrat më kuptimplota të rilindjes”, Rama në Pogradec, thirrje për emigrantët e Greqisë: Hapini zarfat dhe votoni

Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Pogradec. ‘‘Transformimi i Pogradecit është në sytë e të gjithëve. Mbështetja jonë ka qenë e pakursyer”, nënvizoi Rama, por shtoi ai, ”gjithë ky transformim nuk do të ishte i mundur pa kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakollin”.

Nga ana tjetër, tani edhe një mesazh për votën e diasporës. Rama tha se edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë.

“Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit”,-tha Rama. Gjatë momentit të fjalës së tij, Rama e ndërpreu për të respektuar ezanin, në respekt të besimtarëve myslimanë, e më pas vijoi për të thënë pikat e tij lidhur me fushatën elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?