Një shpikje e re/ Qeverisë shqiptare i vjen kafja nga droni kosovar

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, ata nga Suhareka kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shërbyer kafe express apo edhe makiato

Aty kafja po shërbehet me anë të dronit,

Madje, Valon Gashi i ka realizuar edhe një video tërë kësaj, ku shihet kafja që po shpërndahet me dron. Mësohet se nga Suhareka po nisin kafe me dron në drejtim të qeverisë shqiptare, por vetëm te ata që kanë vila me oborr të madh apo apartamente me ballkon të gjerë.

Shpikësi i kësaj gjetje tha se qeveria shqiptare ka porositur 14 kafe, pra i gjithë kabineti. Ndërkohë të “ministri 100 milionsh euro”, Arben Ahmetaj, droni hyn edhe nga dritarja, duke thyer rregullat e ligjit të gravitetit.

 

SHKARKO APP